Lerda: Bëmë një dhuratë, barazimi do të ishte më i drejtë

13 Dhjetor 2019
21:37
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, ka analizuar humbjen e pësuar në derbi në intervistën të dhënë për emisionin “Gol pas Goli”.

“Efekti i humbjes? Kemi marrë një humbje të rëndë dhe duhet të analizojmë gabimet dhe të ngremë kokën. Nuk ka rëndësi se kishim 5 apo 6 vite pa fituar. Unë nuk jam përgjegjës për ato vite. Çinari dhe Hasani në stol? Ne kemi shumë alternativa dhe nëse kemi luajtur me këtë formacion, kemi menduar se ishte zgjedhja e duhur”, ka thënë Lerda.

“Do të bëja të njëjtat zgjedhje edhe po të kthehesha mbrapa. Kishim mungesa shumë të rëndësishme në mesfushë, por ata që luajtën bënë një punë të mirë. Kam humbur kundër një ekipi pa trajner? Ne trajnerët nuk luajmë, luajnë lojtarët. Ne mund të përgatisim ndeshjet. Tirana ishte përgatitur mirë dhe na ndëshkuan”.

“E meritoi Tirana? Ishte një ndeshje për barazim. Kemi bërë një gabim në rastin e golit dhe kemi barazuar menjëherë. Në fundin e pjesës së parë mund të kishim shënuar të dytin dhe në fund jemi ndëshkuar”.    

Lajme të tjera

Lajmet e fundit