Lerda buzëqesh para Qarabag-ut, “blen” sulmuesin e ri

13 Korrik 2019
18:09
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani u ndal në një barazim 0-0 ndaj Qarabag-ut në ndeshjen e parë kualifikuese për turin e parë të Champions Leagues. Ekipi i trajneri Lerda zhvilloi një ndeshje të mirë, pasi pati dhe raste për ta fituar sfidë. 

Të kuqtë do të mundohen të kualifikohen dhe të realizojnë një mrekulli, ndërsa për sfidën e kthimit numri një i stolit do të ketë një tjetër përforcim. 

Sulmuesi Jurgen Bardhi do të jetë i gatshëm për të tijtë, pasi e ka kaluar dëmtimin dhe mund të zbresë në fushë. Sfida e kthimit do të luhet ditën e mërkurë, prej orës 19:00, në stadiumin “Dalga Arena”, në Azerbajxhan. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit