Leroy Sane pushon agjentin në prag të transferimit te Bayern

18 Janar 2020
21:17
back button

Leroy Sane raportohet të ketë shkarkuar agjentin në mes të spekulimeve që e lidhin me një transferim te Bayern Munich.

Sulmuesi anësor i Man City-t u përfol për një kalim te kampionët e Gjermanisë verën e kaluar, por një dëmtim i rëndë në gju ndali negociatat.

Sane pritet të rikthehet pas shumë muajve larg fushave, por mesa duket e ardhmja e tij është larg Etihad.

Sport1 raporton se Sane ka pushuar përfaqësuesit e agjencisë së David Beckham “Venture Limited” dhe i është bashkuar LIAN SPorts, që gjithashtu përfaqëson Jerome Boateng.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit