Leverkusen realizon goditjen e parë në merkato, vjen mesfushori që shkëlqeu me Girona në La Liga

28 Maj 2024
8:57
Telesport
back button

Në fund të një sezoni ku ishte protagonist, i kompletuar me kualifikimin historik për në Champions League, mesfushori dhe kapiteni i Girona, Aleix Garcia është gati të largohet nga klubi dhe Spanja për një aventurë të re.

26-vjeçari që sezonin e kaluar realizoi 3 gola në 37 paraqitje, është shumë pranë transferimit te Bayer Leverkusen. Kampionët e saposhpallur të Gjermanisë janë gati të paguajnë 15-20 milionë euro për mesfushorin iberik, që ka ende edhe dy vite kontratë me Girona (me opsion për një të tretë).

Sipas asaj që raportohet nga “Mundo Deportivo”, Garcia është afër nënshkrimit me klubin e drejtuar nga Xabi Alonso, i cili sezonin e kaluar fitoi për herë të parë Bundesliga, në fund të një sezoni.

Prandaj, Garcia po përgatitet t’i thotë lamtumirë klubit të cilit iu bashkua në vitin 2021 nga Eibar, ku realizoi 8 gola në 172 ndeshje zyrtare. Kjo do të jetë hera e parë për të që nis një aventurë në Gjermani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit