Leverkusen shkruan historinë, Bayern e mbyll me turp. Lamtumirë me gol për Reus (Video)

18 Maj 2024
17:40
Denis Hakanaj
back button

Bayer Leverkusen ka mundur 2-1 Augsburg-un në javën e fundit të Bundesliga-s dhe është bërë skuadra e parë në histori që e mbyll kampionatin pa humbje.

Boniface (12′) dhe Andrich (27′) kanë shënuar për skuadrën e Xabi Alonso, Komur (62′) për miqtë.

Bayer Leverkusen [1] – 0 Augsburg – Victor Okoh Boniface 11′ – Video

Bayer Leverkusen [2] – 0 Augsburg – Robert Andrich 27′ – Video

E ka mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin Bayern Munich. Bavarezët janë mundur 4-2 në fushën e Hoffenheim pasi ka kaluar në avantazh 2-0 falë golave të Tel (4′) dhe Davies (6′).

Skuadra e Tuchel e ka mbyllur kampionatin në vendin e tretë pasi është parakaluar në renditje nga Stuttgart, që ka mundur 4-0 Monchengladbach në shtëpi.

Fitore me poker edhe për Borussia Dortmund-in, me verdhezinjtë që kanë mundur Dramstadt në shtëpi. Ndeshje speciale për Marco Reus, i cili do të largohet në fund të sezonit nga Borussia.

34-vjeçari ka dhënë asistin për golin e parë dhe ka shënuar golin e dytë për finalistët e Champions League.

Union Berlin ka marrë një fitore të paçmuar 2-1 ndaj Freiburgut dhe ka siguruar mbijetesën në Bundesliga.

Pas humbjes 4-1 ndaj Heidenheim, Koln është rikthyer në Bundesliga 2 për herë të parë që nga viti 2013.

Bochum është mundur 4-1 në transfertë nga Werder Bremen dhe do të luajë në play-off për të siguruar qëndrimin në kategorinë kryesore të futbollit gjerman.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit