Lëvizje surprizë e Berlusconit dhe Gallianit te Monza!

27 Shkurt 2023
19:01
Telesport
back button

“Corriere della Sera” në seksionin e saj “Ekonomia” zbulon sot se Monza e Silvio Berlusconit po kërkon investitorë të rinj për të vazhduar dhe për të përshpejtuar rritjen e klubit. Edhe nëse nuk ka ende një operacion të gatshëm – lexojmë – merkato ka nisur punën!

Kjo për të kuptuar se cila mund të jetë skema më e përshtatshme për të tërhequr investitorët e interesuar për klubin që pas pak vitesh ka kaluar nga amatorizmi në Serinë A si dhe ka një grup lojtarësh shumë të rëndësishëm. Por, edhe koncesionin e stadiumit U-Power deri në vitin 2062

Për momentin, skema më e realizueshme duket të jetë hyrja e një aksionari minoritar nëpërmjet rritjes së kapitalit të rezervuar. Në kuadër të marrëveshjes, si mundësia e aksionerit të ri minoritar për të blerë klubin në një kohë të mëvonshme, ashtu edhe ajo e blerjeve te aksioneve te familjes Berlusconi ne te ardhmen.

Megjithatë, fakti që në vitet e ardhshme vendimet e klubit do të mbeten përgjegjësi e Berlusconit dhe Gallianit nuk është i diskutueshem. Dyshja karizmatike do te vazhdoje te drejtoje ne futboll dhe te Monza pasi kane nje enderr: ta shohin ne Champions nje dite kete klub!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit