Lewa do Barçën, Bayern kërkon ta zëvendësojë me yllin e katalanasve

15 Maj 2022
11:54
Denis Hakanaj

Bayern Munich mund të hidhet në sulm në mënyrë të papritur për yllin e Barcelona-s, Ousmane Dembele, në javët e ardhshme. Bavarezët duhet të gjejnë një pasardhës të Lewandowski-t, i cili pritet të largohet nga klubi këtë verë.

E ardhmja e sulmuesit francez në Katalonjë është vënë në dyshim, me kontratën e lojtarit që skadon në fund të sezonit dhe me një marrëveshje për rinovimin që nuk është arritur akoma.

Ish-sulmuesi ka patur mundësi të flasë me klube të tjerë nga fillimi i 2022-shit. Pasiguria për të ardhmen e tij ka rikthyer zërat e merkatos për një largim nga La Liga në fund të këtij sezoni.

Barcelona duket se ka dëshirë ta mbajë sulmuesin dhe t’i ofrojë rinovimin e kontratës, por ndërhyrja e Bayern Munich mund të ndryshojë gjithçka.

Blaugranat do të rihapin negociatat me Dembele në javët e ardhshme, por nëse kampionët e Gjermanisë do të bëjnë një ofertë më të mirë, francezi mund t’i japë fund aventurës pesëvjeçare në Katalonjë muajin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit