Lewa do me çdo kusht Barçën, zbulohet sakrifica milionere e sulmuesit

17 Maj 2022
16:42
Denis Hakanaj
back button

Merkato e verës pritet të jetë shumë e nxehtë. Një nga operacionet më të bujshme pritet të jetë ai i transferimit të Robert Lewandowski-t te Barelona.

Spanjollët e kanë fiksuar në 30-35 milionë euro buxhetin që duhet shpenzuar për të siguruar kartonin e sulmuesit, duke shfrytëzuar faktin se kontrata e polakut me Bayern-in skadon në 2023-shin dhe lojtari nuk do ta rinovojë.

Këtë e ka raportuar Mundo Deportivo, që ka shpjeguar se futbollisti ka dëshirë të veshë fanellën blaugrana dhe do të takohet me drejtuesit    bavarezë për t’i kërkuar që të nisin negociatat me katalanasit.

Megjithatë, klubi spanjoll nuk ka ndërmend të bëjë një ofertë më të lartë se 35 milionë euro. Nga ana e tij, sulmuesi do të ishte i gatshëm ta shkurtonte rrogën e tij, nga 22 milionë euro në 16.

33-vjeçari ka zhvilluar një tjetër sezon të jashtëzakonshëm me bavarezët, duke shënuar plot  50 gola në 46 ndeshje të luajtura në t ë gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit