Lewandowski dhe Topi i Artë: E meritoj unë, por kam një frikë…

5 Tetor 2021
22:30
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka folur në lidhje me Topin e Artë.

“E kuptoj se çdo paraqitje e mirë, me klubin dhe kombëtaren, e përforcon pozicionin tim në këtë votim”, ka thënë ylli i bavarezëve në konferencë për shtyp.

“Kam fituar shumë çmime në dy sezonit e fundit dhe mendoj se e meritoj Topin e Artë, që do të ishte një nder i madh. Jam shumë i lumtur që jam mes kandidatëve”.

Më pas, polaku ka shprehur shqetësimin e tij:

“Shpresoj që të mos jetë një vendim politik dhe që votat të shpërndahen në bazë të paraqitjeve të lojtarëve në fushë”, ka thënë Lewandowski.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit