Lewandowski flet të ardhmen: Nuk ka ardhur ende koha që unë të bëj atë veprim

3 Qershor 2024
8:40
Telesport
back button

Nga grumbullimi i kombëtares polake, ku po përgatitet për Euro 2024, sulmuesi i Barcelona, Robert Lewandowski, ka siguruar tifozët se për momentin nuk po e shqyrton idenë për t’u tërhequr nga futbolli.

Sulmuesi 35-vjeçar mbylli sezonin e tij të dytë me katalanasit, ku në 95 ndeshje zyrtare ka realizuar 59 gola. “Duhet të ndjej diçka për të marrë një vendim të tillë. Zemra ime duhet të më thotë se është koha”, tha Lewandowski.

Unë ndihem shumë mirë fizikisht, ndaj nuk kam dëshirë që të ndalem për momentin. Unë e ndjej se duhet të vazhdoj ende, luaj në një ekip të madh dhe shënoj pavarësisht se kishim një sezon të vështirë”, tha sulmuesi polak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit