Lewandowski i rikthehet të shkuarës: Ja pse u largova nga Bayern

10 Gusht 2022
10:19
Telesport
back button

Robert Lewandowski, në prag të debutimit në kamopionat me Barcelona, i rikthehet së shkuarës së tij me Bayern Mynih. Në një intervistë për “Sport1”, sulmuesi polak rrëfehet se përse mori vendimin për t’u larguar nga kampionët e Gjermanisë.

E di që kam lënduar shumë persona e shumë tifozë me largimin tim. I kuptoj dhe u kërkoj ndjesë për largimin. Gjithsesi, në ato momente ishte e rëndësishme dhe e domosdoshme që të sqaroja dëshirën time për t’u larguar”, tha Lewandowski.

Në fund të fundit s’jemi gjë tjetër veçse qënie njerëzore dhe pas 12 vitesh në Gjermani ishte e qartë për mua se çdo gjë kishte përfunduar. Doja ta saktësoja këtë gjë, pasi nuk ka qenë e lehtë për Bayern tyë pranonte këtë transferim”, tha Lewandowski.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit