Lewandowski iku! Bayern ka 3 alternativa perfekte për ta zëvendësuar

22 Maj 2022
13:16
Telesport
back button

Robert Lewandowski ka premtuar se nuk do të ndryshojë mendje. Ai do vetëm Barcelonën, pavarësisht se interes kanë shfaqur edhe tre klube angleze. Barcelona deri tani ka ofruar 32 mln euro për të dhe Bayern ka refuzuar.

Në Mynih po kërkojnë një pasues dhe situata duket shumë e vështirë. Që Lewandowski do të shitet, kjo kuptohet, por kush mund ta zëvendësojë siç duhet? Telesport, duke i hedhur një sy tregut, sugjeron 3 emra të përshtatshëm për bavarezët:

Darwin Nunez – Dëshiron të luajë në Champions, kështu që United dhe Arsenal nuk kanë shans. Real Madrid, Chelsea, City, PSG, Juventus dhe Tottenham nuk kanë nevojë për qendërsulmues, kështu që në skenë janë vetëm Bayern dhe Liverpool. Kushton 80 mln euro.

Romelu Lukaku – Nuk është përshtatur në Londër dhe duket sikur nuk do të përshtatet kurrë. Tregu nuk ofron mundësi më të mirë, kur marrim parasysh se është sulmues i provuar në Itali dhe Angli. Belgu është në moshën perfekte, në kulmin e karrierës.

Gabriel Jesus – Është vetëm 25 vjeç, por ka 5 sezone në Premier League. Nuk premton gola me kokë, por është i lëvizshëm dhe mund ta bëjë skuadrën të paparashikueshme. Ka vetëm një vit kontratë, kështu që mund të blihet relativisht lirë. Ka edhe një bonus: është brazilian.

Sigurisht, Bayern po shqyrton edhe emra të tjerë, por nuk janë të kalibrit botëror. Në media janë përmendur Haller (Ajax), Schick (Leverkusen) dhe Kalajdzic (Stuttgart), sulmues të cilët nuk mund të përballojnë një skuadër si Bayern. Të zëvendësosh një lider si Lewandowski është shumë e vështirë, kështu që Bayern duhet të mendohet mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit