Lewandowski: Ishte momenti perfekt për të ardhur te Barcelona, ja çfarë iu premtoj tifozëve

18 Gusht 2022
9:26
Alfred Lleshi
back button

Mund të mos kishte qenë fillimi më i favorshëm në karrierën e tij te Barcelonë, duke barazuar 0-0 në shtëpi ndaj Rayo Vallecano, në debutimin e tij, por Robert Lewandowski është i sigurt se suksesi do të vijë.

Pritshmëritë ishin tepër të larta në Barcelonë pas një vere me “rekrutime” të shkëlqyera dhe paraqitje premtuese parasezonale, por barazimi kundër Rayo ishte një kujtesë e mprehtë se futbolli nuk është aq i thjeshtë sa nënshkrimi i lojtarëve të mirë.

Sigurisht, Lewandowski është më i ndrituri nga “të rekrutuarit” e kësaj vere, duke iu bashkuar Barcelonës pas 8 vitesh suksesi të vazhdueshëm me Bayern Munich. Duke folur në një intervistë për “La Liga World”, bomberi polak premtoi se do të jetë i suksesshëm edhe në Katalonjë: “Unë mendoj se ka kaluar shumë kohë për Barcelonën pa fituar një titull, jam i sigurt se ne do ta bëjmë këtë”.

Vlen të përmendet se Blaugrana-t e siguruan Kupën e Mbretit në vitin 2021, por Lewandowski qartësisht po synon titullin e La Liga-s dhe Ligën e Kampionëve. Që kur Ernesto Valverde siguroi kurorën e La Liga-s 2018-2019, Barcelona nuk i ka dalë mbanë karshi Atletico Madrid dhe Real Madrid si kampionë.

Lewandowski, gjithashtu vazhdoi duke thënë se kurrë nuk kishte asnjë dyshim për t’u bashkuar me Azulgrana-t: “Kur kuptova se Barcelona ishte e interesuar të më sillte në këtë klub, gjatë gjithë kohës mendoja se ishte momenti perfekt”.

Sfida nuk mund të ishte më e madhe. Barcelona do të duhet të rrëzojë kampionët e Evropës nga froni, i mundësuar nga fituesi i mundshëm i “Topit të Artë”, Karim Benzema. Të paktën te Lewandowski, katalanasit shohin një finalizues që mund të përsërisë numrat e Lionel Messit para portës, çka iu mungoi shumë sezonin e kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit