Lewandowski paralajmëron PSG: Jam i sigurt që do të shkojmë në gjysmëfinalet e Champions

18 Mars 2024
11:17
Telesport
back button

Fitorja 3-0 ndaj Atletico Madrid ka karikuar skuadrën e Barcelona, e cila mezi pret të rikthehet në fushë. Nëse në La Liga fitimi i titullit kampion duket i vështirë, pasi katalanasit janë -8 pikë nga Real Madrid, një objektiv ia rritshëm është triumfi në Champions League.

Skuadra do të jetë pushim për shkak të kombëtareve, por sulmuesi polak Robert Lewandowski gjen momentin për të thumbuar rivalët e PSG në çerekfinalet e Champions. Ai është i sigurtë se spanjollët do ta fitojnë përballjen me francezët, ndaj paralajmëron PSG.

Kush do të kualifikohet? Jam i sigurt se do të luajmë në maksimumin tonë, duke dhënë gjithçka, duke pasur rëndësi në pamjen tonë në krahasim me atë që treguam kundër Napoli. Jam i sigurt që do të shkojmë në gjysmëfinale“, tha Leëandoëski për mikrofon e TV3.

Te PSG nuk është vetëm Kylian Mbappé kampion, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë të fortë. Po mendoj, për shembull, Ousmane Dembele dhe kjo do të jetë një ndeshje shumë emocionale edhe për të. Nuk e mohoj që do të ketë rivalitet të madh, por jemi gati për betejë”, tha sulmuesi polak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit