Liga Ballkanike/ Vllaznia humbet ndaj Pejës dhe zbret në vendin e fundit

15 Janar 2020
11:01
Telesport
back button

Viti 2020 nuk ka nisur mirë për skuadrën e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Skuadra shkodrane u mund 91-87 nga Peja, në ndeshjen e vlefshme për Ligën Ballkanike, luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Kjo është humbja e tretë radhazi për Vllazninë në këtë turne, e pesta në total (ka vetëm një fitore), duke zbritur ekipin e trajnerit Darko Vujacic në vendin e fundit.

Ndeshja ka qenë në përgjithësi e ekuilibruar, me miqtë nga Kosova që kanë patur një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës. Vllaznia tentoi deri në fund të përmbysë shifrat, por pa sukses.

Ndeshja e radhës e Vllaznisë më 23 janar, ndaj kosovarëve të Rahoveci.

Vllaznia – Peja, 87-91 (20-19, 24-30, 20-20, 23-22)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit