LIGA E KOMBEVE | Belgjikë-Itali ndez mbrëmbjen, Franca e dënuar me fitore! Greqi-Angli dhe Slloveni-Norvegji me interes. Austria fluturon

14 Nëntor 2024
19:55
Telesport
back button

Belgjikë-Itali, ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve do te jete “kryefjala” e mbremjes se sotme. Gjithcka e konfirmuar per Spallettin dhe te tijët, me Rovella qe preferohet ne krahasim me Locatelli në regji dhe Barella si mesfushor ofensiv pas Mateo Reteguit. Lukaku rikthehet te Belgjika dhe do të luajë si qendërsulmues me Opendan pas tij.

Belgjika (4-2-3-1): Casteels; Castagne, Debast, Faes, Theate; Engels, Onana; Trossard, Openda, De Cuyper; Lukaku. Ne stol: Vandevoordt, Sels, Vermeeren, Lukebakio, Mbangula, Sardella, Mangala, Bakayoko, Al-Dakhil, Lokonga, Smets.

Italia (3-5-1-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Buongiorno, Bastoni; Cambiaso, Frattesi, Rovella, Tonali, Dimarco; Barella; Retegui. Ne stol: Meret, Vicario, Savona, Locatelli, Gatti, Maldini, Raspadori, Kean, Okoli, Comuzzo, Udogie, Pisilli.

Gjithashtu, një tjetër ndeshje e mbrëmjes është edhe ajo mes Francës dhe Izraelit në Ligën A të Kombeve. “Gjelat” e Deschamps janë në 9 pikë dhe duan fitore për të kërkuar kreun e grupit teksa Izraeli ka 0 pikë. Te skuadra e Frances bie ne sy fakti se Pavard, Thuram, Guendouzi e Kone nuk startojne nga minuta e pare.

Franca (4-3-3): Maignan; Koundé, Upamecano, Konaté, T. Hernandez; Zaïre-Emery, Kanté, Camavinga; Olise, Kolo Muani, Barcola.

Izraeli (3-4-2-1): Peretz; Goldberg, Shlomo, Nachmias; Abada, Jehezkel, Abu Fani, Jaber; Gloukh, Solomon; Turgeman.

Sot në mbrëmje do të luhen katër ndeshje të vlefshme për grupin B dhe C në Ligën e Kombeve. Konkretisht Greqia pret Anglinë dhe Irlanda skuadrën e Finlandës, të dyja ndeshje të vlefshme për grupin 2 në Ligën B. Në të njëjtën ligë, por në grupin 3, Sllovenia do të presë Norvegjinë, ndeshje tjeter interesante.

Sakaq, Austria është vetëm një hap larg ngjitjes në Ligën A të Ligës së Kombeve. Kombëtarja e drejtuar nga Rangnick ka arritur një fitore bindëse 2-0 ndaj Kazakistanit, në fund të Ligës B (Grupi 3) të kompeticionit UEFA. Një sfidë e vështirë – e vlefshme per javen e 5-te te kompeticionit -, 5640 kilometra larg dhe në një klimë dimërore me gjashtë gradë nën zero. Suksesi i tretë radhazi në Ligën e Kombeve për Austrine.

Maqedonia e Veriut dhe Letonia do të përballen në sfidën e vlefshme për grupin 4 të Ligës C. Nderkohe, surpriza eshte ne Armeni, aty ku Ishujt Faroer kane arritur nje fitore te papritur me rezultatin 1-0. Goli u shenua nga Viljornur Davidsen ne pjesen e pare me penallti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit