Liga e Konferencave, raundi i dytë kualifikues: AEK rrezikon befasinë e madhe, ekipi shqiptar Decic triumfon në Gjeorgji. Ia del edhe Struga

24 Korrik 2024
23:10
Telesport
back button

Kush do të marrë pjesë në Ligën e ardhshme të Konferencës? Panorama nuk është ende e plotë, raundet kualifikuese janë duke u zhvilluar. Jemi vetem ne raundin e dyte kualifikues, me pesë ndeshje të tjera të luajtura këtë të mërkurë në mbrëmje.

Klubi shqiptar i Maqedonise se Veriut, Struga, mundi 2-1 armenët e Pyunikut. E njëjta gjë vlen edhe për Rigën kundër skuadrës polake Slask. Surpriza erdhi në Gjeorgji: bie Dinamo Batumi ndaj ekipit shqiptar të Malit të Zi, Decic.

GOLI I STRUGES (2-1) – VIDEO

Nga ana tjetër, AEK-u i Athinës kalon 4-3 ndaj Inter Escaldes (Andorra) dhe për pak ben nje super hara-kiri pasi ishte duke fituar 4-0 dhe ne fund e pa veten ne 4-3, por ruan rezultatin, duke shkuar me besim ne sfiden e kthimit ne fushen e kundershtarit.

Sakaq, ekipi irlandezo verior, Cliftonville humbi në shtëpi kundër ekipit nga Letonia, Auda. Më poshtë janë rezultatet. Javën e ardhshme ndeshjet e kthimit te raundit te dytë.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit