Liga “Gjergj Kastrioti”/ Ditë tersi për Tiranën, “dopio” fitore për Partizanin

26 Janar 2023
8:51
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e raundit të pestë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll, turneu që bashkon skuadrat më të mira nga Shqipëria e Kosova.

Te femrat, Partizani fitoi 3-0 (25-21, 25-13, 25-14) ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas. Ndonëse pritej një sfidë më e fortë, në fushë dominoi skuadra e kuqe, ndjeshëm më superiore. Tirana rrezikon eliminimin, pasi Grupi A kryesohet nga Skënderaj i Kosovës.

Në Grupin B, Skënderbeu kampion fitoi 3-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë (25-12, 25-17, 25-17), në një sfidë të dominuar nga korçaret, që janë kualifikuar për në fazën gjysmëfinale.

Te meshkujt, Partizani fitoi 3-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë (25-7, 25-18, 25-21), ndeshje në sens unik, gjithnjë nën kontrollin e të kuqve, të kualifikuar për më tej. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin B.

Në Grupin A, tjetër humbje për Tiranën, që në fushën e saj u mund 3-0 (25-14, 25-17, 25-23) nga Erzeni. Një humbje që mund të penalizojë bardheblutë, në vendin e tretë, pas Pejës (mundi 3-0 Skënderbeu e Kosovës) dhe shijakasve.

Femra-Grupi A (java e 5-të)

Partizani – Tirana, 3-0

M.Technologie – Skënderaj, 26 janar

Renditja: Skënderaj 11 pikë, Partizani 10 pikë, Tirana 5 pikë, M.Technologie 1 pikë.

Femra-Grupi B (java e 5-të)

Drita – Fer Volej, 0-3

Vllaznia – Skënderbeu, 0-3

Renditja: Skënderbeu 13 pikë, Fer Volej 8 pikë, Drita 3 pikë, Vllaznia 3 pikë.

Meshkuj-Grupi A (java e 5-të)

Peja – Skënderbeu (Kos), 3-0

Tirana – Erzeni, 0-3

Renditja: Peja 9 pikë, Erzeni 8 pikë, Tirana 6 pikë, Skënderbeu (Kos) 1 pikë.

Meshkuj-Grupi B (java e 5-të)

Vllaznia – Partizani, 0-3

Luboteni – Ferizaj, 26 janar

Renditja: Partizani 13 pikë, Ferizaj, 8 pikë, Vllaznia 3 pikë, Luboteni 3 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit