Në Shqipëri e Kosovë janë zhvilluar sot ndeshjet e raundit të dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, takime ku nuk kanë munguar emocionet e rivaliteti.
Në Grupin A, skuadra kosovare e Ferizaj mundi 3-1 Tiranën në sallën e lojërave në “Farkë” (25-19, 25-16, 17-25, 25-20), duke korrur fitoren e parë. Në takimin tjetër, kosovaret e Skënderaj mundën 3-2 me përmbysje Skënderbeun e Korcës (19-25, 21-25, 25-22, 25-23, 15-7).
Në ndeshjet e Grupit B të luajtura në Kosovë, dy fitore të ekipeve vendase. Drita mundi 3-0 Teutën (25-12, 32-30, 25-19), ndërsa Fer Volej triumfoi po 3-0 ndaj Partizanit (25-5, 25-18, 25-22). Falë këtyre fitoreve, dy ekipet kosovare kryesojnë me pikë të plota.
Femra-Grupi A (raundi 2)
Ferizaj – Tirana, 3-1
Skënderbeu – Skënderaj, 2-3
Renditja: Skënderbeu 4 pikë, Skënderaj 3 pikë, Ferizaj 3 pikë, Tirana 2 pikë.
Femra – Grupi B (raundi 2)
Teuta – Drita, 0-3
Fer Volej – Partizani, 3-0
Renditja: Drita 6 pikë, Fer Volej 6 pikë, Teuta 0 pikë, Partizani 0 pikë.