Në takimet e Grupit A, ekipi i Besëlidhjes fitoi 81-77 ndaj Bashkimit, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Ky është suksesi i dytë e ekipit lezhjan në këtë turne, që udhëheq me pikë të plota. Garrick me 23 pikë e Angle me 20 pikë u dalluan për Besëlidhjen.
Në Durrës, kosovarët e Vëllaznimit fituan 98-92 ndaj Teutës, ndeshje me shumë rivalitet. Për durrsakët një tjetër humbje në Ligën Unike. Powell realizoi 25 pikë për Teutën, por që s’mjaftuan për të fituar.
Në Grupin B, fitore dramatike për skuadrën e Sigal Prishtinës, që mundi në sekondat e fundit 85-84 Vllazninë. Wilkinis e Walton realizuan së bashku 50 pikë për shkodranët, por pa mundur të evitojnë humbjen dhe mbyllin renditjen.
Fitore të thellë korri Golden Eagle Ylli, që në fushën e tij mposhti 87-59 Tiranën, ndeshje pa shumë histori. Lilaj me 26 pikë e 10 rebound ishte i vetëm për të ndalur ritmin e kosovarëve, që korrën suksesin e parë.
Liga Unike-Meshkuj, Grupi A (raundi 2)
Besëlidhja – Bashkimi, 81-77
Teuta – Vëllaznimi, 92-98
Renditja: Besëlidhja 4 pikë, Vllazninimi 3 pikë, Bashkimi 2 pikë, Teuta 2 pikë.
Liga Unike-Meshkuj, Grupi B (raundi 2)
Golden Eagle – Tirana, 87-59
Sigal Prishtina – Vllaznia, 85-84
Renditja: Sigal Prishtina 4 pikë, Tirana 3 pikë, Golden Egagle Ylli 3 pikë, Vllaznia 2 pikë.