Liga Unike dështim për ekipet shqiptare, 4 skuadra kosovare në gjysmëfinalet e Vlorës

29 Mars 2024
8:31
Telesport
back button

Liga Unike në basketboll për meshkuj, e rikthyer pas një viti pushim, ka zhvilluar në qytetin e Vlorës ndeshjet çerekfinale. Katër skuadrat kosovare në këtë turne kanë mposhtur 4 ekipet shqiptare, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalet që do të luhen sot.

Një epërsi e ndjeshme e skuadrave kosovare, që dominuan përballjet me ekipet shqiptare, madje duke fituar me diferenca të thella. Trepça mposhti Kamza Basket 90-46, ndërsa Golden Eagle Ylli mundi 92-56 Tiranën kampione në Shqipëri.

Po thellë fiton edhe Peja, që mposhti 122-78 Teutën, ndërkohë që e vetmja skuadër shqiptare që shpresoi te fitorja ishte Besëlidhja, lezhjanët u mundën në sekondat e fundit 80-79 nga Sigal Prishtina, pasi e udhëhoqën ndeshjen.

Sot, në Vlorë do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të këtij turneu. Përballë njëra-tjetrës do të jenë Trepça me Sigal Prishtinën, ndërsa në sfidën tjetër do të luajnë Peja dhe Golden Egale Ylli. Finalja do të luhet më 31 mars.

Çerekfinale-Meshkuj

Trepça – Kamza Basket, 90-46

Tirana – Ylli, 56-92

Peja – Teuta, 122-78

Besëlidhja – Sigal Prishtina, 79-80

Lajme të tjera

Lajmet e fundit