Janë luajtur ndeshjet e javës së tretë të Ligës Unike në basketboll për femra. Kosovaret e Bashkimi, që kanë luajtur katër takime, kryesojnë renditjen, ndërkohë që kjo javë ishte e mirë për skuadrat shqiptare.
Partizani fitoi 70-54 ndaj Flamurtarit në “Asllan Rusi”, duke u ngjitur në vendin e dytë. Takimi u komandua nga vajzat kryeqytetase, që u shkëputën gradualisht. Vendimtare ishte Dick me 17 pikë, shënuesja më e mirë.
Fitoren e parë në këtë turne korri Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi 81-74 Junior Moni Bau, në një sfidë më të ekuilibruar. Fitore me përmbysje e skuadrës bardheblu, ku u dallua Davis me 20 pikë e 15 rebound.
Liga Unike-Femra, java e 3-të
Tirana – Junior Moni Bau, 81-74
Partizani – Flamurtari, 70-54
Peja 03 – Bashkimi, 61-48