Liga Unike Femra një zhgënjim për tri ekipet shqiptare, eliminohet edhe Flamurtari

20 Mars 2024
9:48
Telesport
back button

Java e 9-të dhe e parafundit e Ligës Unike në basketboll për femra ka qenë zhgënjyese për skuadrat shqiptare, që kanë humbur në tri përballjet me rivalet nga Kosova. Për pasojë, pas Partizanit kampion në fuqi edhe Flamurtari është eliminuar nga “final four”.

Skuadra vlonjate u mund 63-52 në fushën e saj nga Prishtina, në një ndeshje të dobët e ku gaboi shumë në gjuajtje. Williams me 15 pikë ishte shënuesja më e mirë për vlonjatet, shumë pak për të pretenduar fitoren, ndërkohë që Prishtina shkon në fazën finale.

Bashkimi udhëheq renditjen me 18 pikë të plota, duke mundur 85-68 Tiranën në “Fahrie Hoti” Justinak me 17 pikë e Qosja me 15 pikë ishin dy shënueset më të mira për bardheblutë, që është skuadra e vetme shqiptare që shkon në play off.

Penza fitoi 82-76 ndaj Partizanit në fushën e saj, duke çuar ekipin pejan në fazën play off. “Të kuqtë” ishin eliminuar prej kohësh nga ky turne, duke mos mbrojtur dot trofeun fituar vjet. Bennister realizoi 20 pikë për Partizanin.

Liga Unike-Femra, java e 9-të

Tirana – Bashkimi, 68-85

Flamurtari – Prishtina, 52-63

Penza – Partizani, 82-76

Renditja: Bashkimi 18 pikë, Prishtina 16 pikë, Tirana 13 pikë, Penza 13 pikë, Flamurtari 11 pikë, Partizani 10 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit