Liga Unike Femra: Partizani mund Flamurtarin, Tirana skuadra e vetme shqiptare në “final four”

27 Mars 2024
10:30
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e javës së 10-të dhe të fundit të Ligës Unike në basketboll për femra. Në fushë kanë zbritur të trija ekipet shqiptare, Tirana, Partizani e Flamurtari, por vetëm bardheblutë do të avancojnë më tej, në “final four”.

Tirana u mund 76-75 nga Prishtina, ndeshje e luajtur në kryeqytetin kosovar. Molina me 17 pikë e 12 rebound ishte më e mira për bardheblutë bashkë me Justiniak, po me 17 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Ashtu si në fazën e parë, Partizani fiton sërish ndaj Flamurtarit, këtë herë në kryeqytet, me shifrat 63-55. Një ndeshje pa shumë nerv, ku për vlonjatet u dallua Henderson me 30 pikë e për kryeqytetaset Fee me 20 pikë. Të dyja ekipet janë të eliminuara nga ky turne.

Liga Unike-Femra, java e 10-të

Prishtina – Tirana, 76-74

Partizani – Flamurtari, 63-55

Bashkimi – Penza, 27 mars

Renditja: Bashkimi 18 pikë, Prishtina 18 pikë, Tirana 14 pikë, Penza 13 pikë, Flamurtari 12 pikë, Partizani 12 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit