Liga Unike Femra: Tirana mposht Flamurtarin, tjetër humbje për Partizanin kampion në fuqi

7 Mars 2024
9:45
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së 7-të të Ligës Unike në basketboll për femra, turneu mbarëkombëtar i “koshit” mes ekipeve më të mira nga Shqipëria e Kosova. Në krye të renditjes me 14 pikë të plota qëndron Bashkimi.

Skuadra kosovare mposhti 67-44 Partizanin kampion në fuqi, në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Bashkimi shihet si favorite kryesor për fitimin e këtij turneu.

Mjaft e rëndësishme fitorja e Tiranës ndaj Flamurtarit me shifrat 62-59, takim luajtur në kryeqytet. Bardheblitë triumfuan në sekondat e fundit falë 18 pikëve të Enisa Qoses.

Në derbin kosovar, skuadra e Prishtinës mposhti 79-73 Penzën, duke qenë forca e dytë në renditje. Janë ende edhe tri javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit të rregullt e më pas 4 ekipet më të mira shkojnë në play off.

Liga Unike-Java e 7-të

Penza – Prishtina, 73-79

Tirana – Flamurtari, 62-59

Bashkimi – Partizani, 67-44

Renditja: Bashkimi 14 pikë, Prishtina 13 pikë, Tirana 10 pikë, Penza 9 pikë, Flamurtari 9 pikë, Partizani 8 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit