Liga Unike: Kamza e Tirana debutojnë me fitore, zhgënjejnë Vllaznia e Teuta

25 Tetor 2021
8:43
Telesport
back button

Ka startuar edicioni 2021-2022 i Ligës Unike në basketboll për meshkuj, turneu mes ekipeve nga Shqipëria e Kosova (4 për secilin shtet). Janë luajtur takimet e javës së parë, ku dy fitore kanë arritur ekipet nga Shqipëria e dy fitore ekipet nga Kosova.

Tirana fitoi 79-74 ndaj Rahovecit në “Asllan Rusi”, ndërsa Kamza Basket mposhti 96-91 në Kosovë skuadrën e Prizrenit, dy fitore të rëndësishme për këto skuadra.

Në dy takimet e tjera të luajtura në Shqipëri, Peja mposhti 82-73 Teutën në Durrës, ndërsa Golden Eagle Ylli triumfoi 79-76 ndaj Vllaznisë në Shkodër. Fitore të lehta të ekipeve kosovare, gjithnjë superior në parket

Ndeshjet e raundit të dytë do të luhen më datat 30-31 tetor.

Liga Unike, java e parë

Tirana – Rahoveci, 79-74

Prizreni – Kamza Basket, 91-96

Teuta – Peja, 73-82

Vllaznia – Golden Eagle Ylli, 67-79

Lajme të tjera

Lajmet e fundit