Liga Unike rikthehet me meshkujt pas një viti pushim, turneu me sistem grumbullimi në Vlorë

4 Mars 2024
11:43
Telesport
back button

Ndërkohë që Liga Unike për femra ka vijuar normalisht aventurën e tij dhe është duke mbyllur edicionin e tij të tretë, me meshkujt situata ka qenë më e ndërlikuar. Vjet turneu që bashkon ekipet e basketbollit nga Shqipëria e Kosova nuk u zhvillua.

Por këtë sezon situata është ndryshe dhe dy Federatat e Basketbollit (FSHB dhe FBK) kanë rënë dakord që ky turne të organizohet në Vlorë, me sistem grumbullimi. Ndeshjet do të zhvillohen më datat 27-31 mars në qytetin bregdetar.

Gjithsej do të jenë tetë skuadra pjesëmarrëse, 4 nga Shqipëria e 4 nga Kosova. Ato janë Tirana, Kamza Basket, Besëlidhja e Teuta nga Shqipëria si dhe Peja, Sigal Prishtina, Trepça e Golden Ylli nga Kosova.

Ende nuk është përcaktuar një kalendar zyrtar për ndeshjet, por organizimi në Vlorë është bërë për t’u ardhur në ndihyme skuadrave shqiptare, që kishin më shumë probleme financiare se ato kosovare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit