Liga Unike/ Tirana e nis me këmbën e mbarë, mund rivalet e Penza në kryeqytet

25 Janar 2024
9:12
Telesport
back button

Java e parë e Ligës Unike në basketboll për femra u kompletua me fitoren 86-67 të Tiranës ndaj kosovareve të Penza.

Ndeshja e luajtur në “Fahrie Hoti” u dominua që në periodën e parë nga Tirana, ndjeshëm më superiore në parket se rivalet. Avantazhi 46-27 në fund të pjesës së parë bëri që 20 minutat e dyta të ishin një formalitet.

Tirana kontrolloi ndeshjen dhe e meritoi fitoren. E.Qosja me 21 pikë ishte shënuesja më e mirë për bardheblutë, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Gayle për mikeshat.

Në takimet e tjera të kësja jave, luajtur më herët, ekipet kosovare të Prishtina e Bashkimi fituan respektivisht ndaj Partizanit dhe Flamurtarit.

Liga Unike-Femra (java e parë)

Partizani – Prishtina, 63-65

Bashkimi – Flamurtari, 88-61

Tirana – Penza, 86-67

Renditja: Tirana 2 pikë, Bashkimi 2 pikë, Prishtina 2 pikë, Partizani 1 pikë, Flamurtari 1 pikë, Penza 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit