Lionel Messi analizon “konfuzionin” që ka sjellë në futboll stili i Pep Guardiolas!

24 Qershor 2024
15:24
Telesport
back button

Legjenda argjentinase, Lionel Messi ka thyer ‘konfuzionin’ që ka sjellë në futboll stili i trajnerit Pep Guardiolas, duke folur në një intervistë të jashtëzakonshme. Messi aktualisht është me Argjentinën për mbrojtjen e titullit të tyre në Copa America, dhe e kanë nisur mirë atë

Përpara ndeshjes së dytë të Argjentinës në grup kundër Kilit të mërkurën, Messi dha një intervistë zbuluese për stilin e futbollit të Guardiolës. Sigurisht, Messi dhe Guardiola gëzonin një marrëdhënie legjendare lojtar-trajner pasi patën një sukses të jashtëzakonshëm te Barcelona, nga titujt e La Ligës te lavdia e Ligës së Kampionëve.

Ideologjitë e trajnerit të Manchester Cityt janë marrë nga trajnerë të tjerë, të cilët i kanë zbatuar ato në ekipet e tyre, me Mikel Arteta që ka adoptuar një stil të ngjashëm në Arsenal. Ndihmësit e Guardiolës si Enzo Maresca dhe Vincent Kompany kanë përfituar gjithashtu nga trajneri katlaunas pasi kanë bërë mrekulli në Champioshi[ dhe që atëherë kanë gjetur punë në Chelsea dhe Bayern Munich respektivisht.

Por Messi ka shpjeguar ‘konfuzionin’ rreth stilit të Guardiolës. “Epoka e Guardiolës ka shkaktuar pak konfuzion. Të gjithë duan të luajnë kështu tani”, ka shpjeguar fillimisht Messi.

“Ata u thonë gjashtë/shtatëvjeçarëve të luajnë me dy prekje, shpejt. Në atë moshë, ajo që ndodhi me mua duhet të ndodhë me këta fëmijë… nuk duhet t’ua heqim spontanitetin”. Por, tetë herë fituesi i Topit të Artë ‘mësoi shumë’ nga Guardiola, i cili i mësoi argjentinasit për taktikat, hapësirat dhe posedimin e topit. “Nuk i kam kushtuar shumë rëndësi taktikave dhe me Guardiolën mendoj se kam mësuar shumë. Ishte Guardiola ai që më mësoi shumë për taktikat, hapësirat, posedimin e topit”, përfundoi ylli argjentinas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit