Më i miri i të gjitha kohërave. Është e vështirë të thuash të kundërtën, kur sheh statistikat dhe golat e Lionel Messit. Një rrufe në errësirë, një alien që vinte në vështirësi çdo kundërshtar. Pak a shumë si Ronaldo (Fenomeni), por me 20 vite karrierë brilante në krahasim me disa sezone të jashtëzakonshme të “Fenomenit” mes Barcelonës dhe Interit. Një jetëgjatësi që vazhdon t’i çojë përpara rekordet e tij.
Këtë portret e bën Gerard Piqué, ish-shoku i skuadrës, i cili ka treguar shpeshherë kujtimet e tij për argjentinasin: “Messi është një alien, nuk është nga kjo botë. Është i vetmi lojtar, të cilin e mbaj mend herën e parë kur e pashë të luante. Ishim 13 vjeç dhe mendova menjëherë: Oh, ky lojtar vjen nga një tjetër planet, nuk është njeri. Është një vrasës, është më i miri që kam parë ndonjëherë”.
Nga ana tjetër, ditët e fundit, Messi ka folur edhe për rivalitetin e tij me Cristiano Ronaldon, kundërshtarin kryesor gjatë viteve te Barcelona: “Kam shumë respekt për Cristiano Ronaldon, për karrierën e tij, sepse edhe sot vazhdon të konkurrojë në nivelet më të larta. Rivaliteti ynë ishte në fushë, të dy donim më të mirën për ekipet tona. Jashtë fushe jemi njerëz normalë. Nuk kemi kaluar kohë bashkë, nuk jemi miq, por gjithmonë jemi trajtuar me respekt të madh”.
Sot, Lionel Messi mbush 38 vjeç. Nga Rosario në “sundimin” e botës së futbollit, nga “La Masia” në ngritjen e Kupës së Botës. Nga thyerja e rekordeve tek fitimi i zemrave të tifozëve anembanë globit. 38 vite magji e pastër. Një legjendë që ripërcaktoi futbollin, frymëzim për brezat. Një “mbret” i përulur brenda dhe jashtë fushës së blertë.
Faleminderit për çdo moment, çdo gol, çdo asist dhe çdo buzëqeshje. Ti je më shumë se një futbollist, je trashëgimi e papërsëritshme, vetë historia e top-këmbës.

Ja disa nga arritjet e mëdha të Leo Messit:
✅ Më shumë “Topa të Artë”
✅ Më shumë çmime “FIFA The Best”
✅ Më shumë “Këpuca të Arta”
✅ Më shumë çmime si organizatori më i mirë i lojës
✅ Më shumë “Topa të Artë” në Kupën e Botës
✅ Më shumë trofe të fituar
✅ Më shumë çmime individuale të fituara
✅ Më shumë çmime “Lojtari i ndeshjes” në Champions League
✅ Më shumë çmime “Lojtari i ndeshjes” në La Liga
✅ Më shumë çmime “Lojtari i ndeshjes” në Kupën e Botës
✅ Më shumë çmime “Lojtari i ndeshjes” në “Copa America”
✅ Më shumë çmime “Lojtari i ndeshjes” në historinë e futbollit
✅ Më shumë çmime “PICHICHI” (golashënuesi më i mirë në La Liga)
✅ Më shumë çmime MVP në La Liga
✅ Më shumë gola në “El Clasico”
✅ Më shumë gola në La Liga
✅ Më shumë asistime në La Liga
✅ Më shumë asistime në Kupën e Botës
✅ Më shumë asistime në “Copa America”
✅ Më shumë asistime në turne ndërkombëtarë
✅ Më shumë asistime në historinë e futbollit
✅ Më shumë kontribute në gola (gola + asistime)
✅ Më shumë gola në ndeshjet finale
✅ Më shumë gola në Champions League me një klub të vetëm
✅ Më shumë gola nga një lojtar i Amerikës së Jugut
✅ Më shumë gola për një klub të vetëm
✅ Më shumë ndeshje të luajtura në Kupën e Botës
✅ Më shumë ndeshje të luajtura në “Copa America”
✅ Më shumë gola në futbollin europian
✅ Më shumë asistime në futbollin europian
✅ Postimi më i pëlqyer në Instagram
✅ Më shumë rekorde “Guinness”
✅ Më shumë gola në një sezon
✅ Më shumë gola në një dekadë
✅ Më shumë gola në një vit kalendarik
✅ Më shumë gola për Argjentinën
✅ Më shumë asistime për Argjentinën
✅ Më shumë gola për Barcelonën
✅ Më shumë asistime për Barcelonën
✅ Më shumë gola për Inter Miami
✅ Më shumë asistime për Inter Miami
✅ “Laureus” – Çmimi për sportistin më të mirë në botë
✅ “MARCA” – Më i madhi i të gjitha kohërave
✅ IFFHS – Më i madhi i të gjitha kohërave
✅ “FourFourTwo” – Më i madhi i të gjitha kohërave

Më shumë për Lionel Messi 🐐♥️👑
👕 1107 ndeshje
⚽️ 866 gola
🎯 386 asistime
🔥 1250 kontribute në gola (gola + asistime)
🎩 59 tripleta (Hat-Trick)
⭐️ 326 herë “Lojtari i Ndeshjes”
🎯 68 gola nga goditjet e lira
⚽️ 59 tripleta (Hat-Trick)
🏆 46 trofe të fituar
🏆 4 Champions League
🏆 10 La Liga Spanjolle
🏆 2 Ligue 1 Franceze
🏆 7 “Copa del Rey”
🏆 8 Superkupa të Spanjës
🏆 3 Superkupa të Europës
🏆 3 Kupa Bote për Klube
🏆 1 Kupë Bote
🏆 2 “Copa America”
🏆 1 “Finalissima”
🏆 1 Medalje e Artë Olimpike
🥇 8 “Topa të Artë” (Ballon d’Or)
🥇 8 Çmime “FIFA The Best”
🥇 2 herë “Lojtari i Vitit” në Kupën e Botës
🥇 2 herë “Lojtari i Vitit” në “Copa America”
🥇 1 herë “Lojtari i Vitit” nga IFFHS
🥇 1 herë “Lojtari i Ri më i Mirë” në “Copa America”
🥇 8 herë më i miri i FIFA-s
🥇 6 “Këpuca të Arta”
🥇 2 herë “Sulmuesi më i Mirë” në Europë
🥇 6 herë më i miri i La Liga-s
🥇 4 “Golden Eleven”
🥇 1 Më i miri i “Finalissima”
🥇 6 herë më i miri në botën e futbollit
🥇 8 herë më i miri sipas “FourFourTwo”
🥇 6 herë golashënuesi më i mirë në Champions League
🥇 8 herë golashënuesi më i mirë në La Liga
🥇 1 herë golashënuesi më i mirë në “Copa America”
🥇 5 herë golashënuesi më i mirë në Superkupën e Spanjës







