Lista e Monchi-t, do Zaniolo-n dhe yllin e Juventus-it tek Arsenal-i

9 Mars 2019
21:30
Denis Hakanaj
back button

Shtypi anglez nuk ka asnjë dyshim, Monchi do të shkojë tek Arsenal. Madje, mediat britanike kanë zbuluar edhe 5 emrat e lojtarëve që ish-drejtuesi i verdhekuqve do të kërkojë të marrë në Londër. 

Dy nga Italia, një nga Franca, një nga Spanja dhe një nga Holanda. Pesë lojtarë që mbulojnë pesë pozicione të ndryshme, për t'u vënë në shërbim të trajnerit Unai Emery, me të cilin Monchi ka fituar 3 Europa League te Sevilla.  

Objektivi i parë i madh është një lojtar që Monchi e ka ndjekur nga afër deri para pak kohësh. Bëhet fjalë për yllin e ri të Roma-s, Nicolo Zaniolo, i transferuar nga Inter-i te Roma verën e kaluar. Lojtari fiton 700 mijë euro në vit dhe klubi verdhekuq ka bërë të ditur se do ta blindojë, por do ta ketë të vështirë ta mbajë nëse nga Anglia bëjnë një ofertë 50/60 milionë euro.                       

Italiani tjetër është qendërmbrojtësi i Juventus-it, Daniele Rugani, të cilin Maurizio Sarri e ka kërkuar në fillim te Napoli dhe më pas te Chelsea. Edhe Monchi provoi ta merrte, por Juventus refuzoi ofertën e huazimit me të drejtë blerje. Bardhezinjtë donin ta shisnin për 30 milionë euro, një shumë që nuk frikëson aspak Arsenal-in.  

Në listën e Monchi-t janë edhe tre futbollistë të tjerë që nuk luajnë në kampionatin italian. I pari është Banega (kanë qenë bashkë te Sevilla), i cili mund të zbarkojë në Londër bashkë me argjentinasin e Ajax-it, Tagliafico. 

Francezi është Adrien Rabiot, që do të jetë pa kontratë në fund të sezoni. Ylli i PSG-së dukej se kishte një marrëveshje me Barcelona-n, por mosmarrëveshjet e katalanasve me mamanë e futbollistit (është edhe menaxherja e tij) kanë bërë që operacioni të dështojë.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit