LISTA: Ndeshja ndaj Espanyol, Zidane rikthen dy “të humburit” e Realit!

6 Dhjetor 2019
18:33
back button

Real Madrid do të luajë ndaj Espanyol ditën e nesërme, sfidë e vlefshme për La Ligan. Në kuadër të takimit, trajneri Zidane ka publikuar edhe listën zyrtare.

Ajo që bie në sy është rikthimi i Brahim Diaz, i cili në tre sfidat e fundit nuk është grumbulluar fare nga “Los Blancos”. Gjithashtu, rikthim mund të quhet edhe për Vinicius Junior, pavarësisht se ky i fundit, ndryshe nga Brahim Diaz, u grumbullua në ndeshjen ndaj Alaves, pavarësisht se nuk luajti asnjë minut

Dy futbollistët u afruan me bujë te Reali, që ka shpenzuar jo pak për ta. Gjithsesi, as Vinicius dhe as Brahim, nuk kanë arritur të shfaqin potencialin e tyre. Ndoshta dëmtimi i Hazard, mund të japë mundësi për më shumë hapësira, sidomos për brazilianin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit