Listën e Forbes” e kryesojnë Ronaldo dhe Messi, ja 10 futbollistët më të paguar për vitin 2024

17 Tetor 2024
15:18
Alfred Lleshi
back button

Edhe pse ka nga ata që mendojnë se koha e tyre ka mbaruar, nuk ka dyshim se dualiteti i madh futbollistik i dekadave të fundit, i përfaqësuar nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, vazhdon të eklipsojë sërish, të paktën nga pikëpamja ekonomike.

Platforma e specializuar “Forbes” ka publikuar 10 futbollistët më të paguar në botë, duke shtuar vlerësimin e asaj që ata kanë gjeneruar brenda dhe jashtë fushave të lojës në këtë vit kalendarik, nga renditja e fundit e këtij lloji e deri më tani.

 

LISTA E 10 FUTBOLLISTËVE MË TË PAGUAR NË BOTË

1. Cristiano Ronaldo: 39 vjeç, Al Nassr, PortugALIA – 285 milionë dollarë (220 milionë në fushë dhe 65 milionë jashtë saj)

2. Lionel Messi: 37 vjeç, Inter Miami, Argjentina – 135 milionë dollarë (60 me 75)

3. Neymar: 32 vjeç, Al Hilal, Brazili – 110 milionë dollarë (80 me 30)

4. Karim Benzema: 36 vjeç, Al Ittihad, Franca – 104 milionë dollarë (100 me 4)

5. Kylian Mbappé: 25 vjeç, Real Madrid, Franca – 90 milionë dollarë (70 me 20)

6. Erling Haaland: 24 vjeç, Manchester City, Norvegjia – 60 milionë dollarë (46 me 14)

7. Vinicius Jr: 24 vjeç, Real Madrid, Brazili – 55 milionë dollarë (40 me 15)

8. Mohamed Salah: 32 vjeç, Liverpool, Egjipti – 53 milionë dollarë (35 me 18)

9. Sadio Mané: 32 vjeç, Al Nassr, Senegal – 52 milionë dollarë (48 me 4)

10. Kevin De Bruyne: 33 vjeç, Manchester City, Belgjika – 39 milionë dollarë (35 me 4)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit