Liverpool dhe Manchester United nisin garën për talentin 18-vjeçar francez që luan me Lilë

27 Maj 2024
11:30
Telesport
back button

Liverpool i është bashkuar Manchester United në garën për të nënshkruar me mbrojtësin e ri të Lilës, Leny Yoro. Lajmi konfirmohet nga e përditshmja britanike “Metro”.

Yoro, 18 vjeç, luan në Ligue 1 me skuadrën e Lilës, me të cilin ka një kontratë deri në verën e vitit 2025. Kostoja e kartonit të tij është 40 milionë euro.

Duke qenë se hyn në vitin e fundit të kontratës dhe nuk pritet ndonjë rinovim, lojtari mund të ikë këtë verë. Dy ekipet “big” të Premier League kanë hedhur sytë dhe synojnë ta afrojnë në radhët e tyre.

Leny Yoro është në sezonin e tij të dytë të plota në kampionat me fanellën e Lilën, ku në 60 ndeshje zyrtare ka realizuar edhe 3 gola. Këtë sezon ai u aktivizua rregullisht me Lilën.

Lojtari luan edhe me kombëtaren U-18 të Francës, duke treguar aftësi të mira teknike. Këtë sezon ai u përfshi edhe në ekipin e më të mirëve të Ligue 1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit