Liverpool do yllin e La Liga-s, kushton 100 milionë euro

23 Mars 2024
15:45
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Silva de Goes ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Premier League, Liverpool, sipas gazetës spanjolle SPORT.

Real Madridi pritet të marrë superyllin e Paris Saint-Germain Kylian Mbappe në një transferim me kosto zero këtë verë. Ardhja e francezit do të hidhte dyshime për të ardhmen e disa lojtarëve në kryeqytetin spanjoll, me Rodrygo që është një prej tyre.

Rodrygo ka një kontratë me Los Blancos deri në vitin 2028 dhe ka një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro. Lajmi nga Spanjë pretendon se drejtuesit e Real-it nuk kanë plane të shesin brazilianin. Megjithatë, sulmuesi nuk do të ketë mungesë opsionesh nëse situata ndryshon në verë.

Liverpool është një ndër klubet e shumta të interesuara për të blerë shërbimet e 23-vjeçarit. Sipas burimit të lartpërmendur, skuadra angleze tashmë është interesuar për situatën e tij.

Të Kuqtë mund të hyjnë në treg për një sulmues të ri këtë verë, me Luis Diaz të lidhur me një kalim te PSG. Mosha e Mohamed Salah dhe situata e kontratës (skadon në 2025) u japin atyre një arsye tjetër për të hetuar një lëvizje për Rodrygo, i cili mund të mbulojë çdo pozicion në sulm.

Liverpool, megjithatë, nuk është klubi i vetëm që ka shprehur interes për brazilianin, i cili vlerësohet në 100 milionë euro. Arsenali, Manchester City dhe Manchester United thuhet gjithashtu se po monitorojnë situatën e tij në Santiago Bernabeu.

Real-i e mori Rodrygo-n nga klubi brazilian Santos për 45 milionë euro në 2019. Sulmuesi që atëherë ka bërë 206 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke grumbulluar 50 gola dhe 40 asiste dhe duke fituar nëntë trofe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit