Liverpool dorëzohet në fund, një 18-vjeçar i jep fitoren e madhe Chelsea-s (video)

4 Tetor 2025
20:32
Telesport
back button

Chelsea-Liverpool, supersfida e javës së shtatë në Premier League, e luajtur në “Stamford Bridge” është mbyllur 2-1 për “Blutë”.  Arne Slot befasoi jo pak, duke lënë në stol tre blerjet e bujshme të verës, Wirtz, Ekitike dhe Frimpong.

“Blutë” gjetën golin me Moises Caicedo në minutën e 13-të, ku mesfushori ekuadorian shënoi me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca.

Në minutën e 38-të, pati një kontakt brenda zone mes Dominik Szoboszlai dhe Alejandro Garnacho-s, “Blutë” pretendojnë për penallti, arbitri vazhdon lojën. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për londinezët.

Barazimi i të kuqve erdhi në minutën e 62-të, ku pas një krosimi në zonë të Szoboszlai, Isak e ul topin bukur për Cody Gapko dhe holandezi e dërgon në rrjetë. Goli i fitores së madhe për londinezët erdhi në minutën e 90+5,  ku Estevao i futur në fushë në pjesën e dytë dërgoi topin në rrjetë pas një asisti fantastik të Marc Cucurella. Në fund, Enzo Maresca merr kartonin e dytë të verdhë pasi shkoi festoi golin me lojtarët. Por, nuk ka më kohë, arbitri i jep fund ndeshjes, Chelsea fiton 2-1.

Chelsea ngjitet në vendin e 6-të me 11 pikë, Liverpool pëson humbjen e dytë rresht dhe gjendet në vend të dytë me 15 pikë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit