Liverpool e pëson në minutën e 96-të, Newcastle e lë jashtë Champions-it (Video)

24 Prill 2021
15:29
Denis Hakanaj
back button

Një gol në minutën e 96-të i Willock ka lënë Liverpool-in në vendin e gjashtë të renditjes, një pikë larg zonës Champions League me një ndeshje më shumë se rivalët.

Ka patur një fund dramatik sfida e javës së 33-të të Premier League e luajtur në Anfield.

Salah ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 3-të, duke u bërë lojtari i parë në historinë e Liverpool që shënon të paktën 20 gola në tre sezone të ndryshëm të Premier League.

Befasia për Të Kuqtë ka ardhur në minutat e fundit të sfidës. Newcastle ka barazuar në minutën e 92-të me Wilson, por goli është anuluar nga VAR për shkak të një prekje të topit me dorë.

Kur dukej se Liverpool i kishte siguruar tri pikët, bardhezinjtë kanë shënuar në minutën e 96-të me Willock dhe kanë marrë një pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit