Liverpool e pëson në minutën e fundit, Klopp nuk i përmban të qeshurat (Video)

28 Nëntor 2020
15:31
Denis Hakanaj
back button

Rezultat befasues në Premier League.

Brighton ka barazuar 1-1 me Liverpool-in në shtëpi dhe ka thyer mallkimin, duke shmangur humbjen e dhjetë radhazi në të gjitha kompeticionet kundër Të Kuqve.

Ndeshja e luajtur në Amex Satdium ka nisur me një penallti të gabuar nga Maupay në minutën e 20-të dhe është mbyllur me një penallti të shënuar nga Gross në minutën e 92-të.

Në mes goli i Diogo Jota-s në minutën e 60 -të dhe dy golat e Salah (34′) dhe Mane (84′) të anuluar nga VAR.

Liverpool kryeson përkohësisht renditjen me 21 pikë, ndërsa Pulëbardhat ndodhen në vendin e 16-të me 10 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit