Liverpool ende pa trajner për sezonin e ri, ja katër kandidatët në garë si pasues të Klopp

29 Mars 2024
10:37
Telesport
back button

Skuadra e Liverpool nuk e ka caktuar ende trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Gjermani Jurgen Klopp do të lërë “reds” në fund të këtij sezoni dhe dëshira e klubit anglez ishte Xabi Alonso, një ish-lojtar që po paraqitet mjaft mirë në Gjermani me Bayern Leverkusen.

Gjithsesi, gjasat janë që ai të vijojë karrierën te Leverkusen, ndaj dhe Liverpool po sheh për të tjerë kandidatë. Sipas “Sky Sports”, katër janë trajnerët në garë për të drejtuar në “Anfield” sezonin e ardhshëm, asnjëri anglez dhe vetëm njhëri prejt yre drejton akualisht në Premier League.

Ruben Amorim, trajneri i Sporting Lisbona: 39-vjeçari e udhëhoqi Sporting përsëri në titullin e Primeira Liga në 2020/21 dhe ata aktualisht drejtojnë sërish ligën portugeze. Amorim ka një klauzolë lirimi prej 13.2 milion stërlinash.

Roger Schmidt, trajneri i Benfica: Një menaxher shumë më me përvojë, Schmidt fillimisht drejtoi Bayer Leverkusen dhe pasi iu bashkua Benfica-s në vitin 2022. I udhëhoqi ata drejt titullit në kampionatin portugez verën e kaluar.

Roberto De Zerbi, trajneri i Brighton: 44-vjeçari ka qenë një zbulim në Premier League në vetëm 18 muaj në këtë detyrë, duke i çuar “pulëbardhat” në sezonin e tij si debutues për herë të parë në arenën ndërkombëtare këtë sezon. I vlerësuar edhe nga Guardiola.

Franck Haise, trajneri i Lens: Më pak i njohuri i katërshes, Haise e udhëhoqi Lens përsëri në Champions League sezonin e kaluar me një përfundim në vendin e tretë në Ligue 1. Ishte vetëm hera e tretë në histori që ata kualifikoheshin për këtë kompeticion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit