Liverpool, gati 60 milionë euro për “faraonin” tjetër. Ai konsiderohet Salah i ri

29 Mars 2024
13:50
Alfred Lleshi
back button

Ylli i repartit sulmues të Liverpool-it mund të vijë sërish nga futbolli egjiptian. Me Mohamed Salah gati për t’i thënë lamtumirë “Anfield”-it, duket i ndikuar edhe nga lamtumira e Jurgen Klopp në fund të sezonit, drejtuesit e klubit anglez kanë filluar të kërkojnë një sulmues të ri përpara sezonit 2024-2025.

Ky hulumtim e ka çuar klubin e Merseyside në gjurmët e Omar Marmoush, sulmuesit egjiptian të Eintracht Frankfurt dhe kombëtares së Afrikës së Veriut, ku tashmë ndan dhomën e zhveshjes me “Faraonin”.

Sipas asaj që raporton BILD, në fakt, drejtuesit e Liverpool-it po përgatisin në këtë drejtim një ofertë afër 60 milionë euro për sulmuesin e lindur më 1999. Marmoush ka bërë 33 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola për klubin gjerman gjatë sezonit aktual, ndërsa më parë kishte veshur edhe ngjyrat e Wolfsburgut, St.Pauli dhe Shtutgart.

Omar Marmoush (@OmarMarmoush) / X

Lajme të tjera

Lajmet e fundit