Liverpool, gati të sakrifikojë yllin për 100 milionëshin  e Serisë A

28 Qershor 2020
17:08
Denis Hakanaj
back button

Liverpool po përgatitet të hidhet në sulm për qendërmbrojtësin e Napoli-t, Kalidou Koulibaly.

Sipas Tuttosport, Të Kuqtë janë të gatshëm t’i ofrojnë Dejan Lovren Napoli-t si pjesë e marrëveshjes për Koulibaly.

Pasi i kanë dhënë fund pritjes 30-vjeçare për titullin në Premier League, Liverpool synon ta përforcojë akoma më shumë ekipin, me senegalezin që është një nga objektivat e tyre kryesorë.

Liverpool-i beson se mund ta bindin Napoli-n të ulë kërkesën 100 milionë euro për kartonin e Koulibaly duke përfshirë Lovren në operacion.

Lovren ka luajtur vetëm 10 ndeshje me Liverpool-in në këtë sezon të Premier League dhe kontrata e tij me Të Kuqtë skadon pas një viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit