Liverpool gjen në Itali mesfushorin e duhur, gati oferta 50 milionë euro për ta marrë

21 Mars 2023
12:14
Telesport
back button

Pasi u tërhoq nga gara për të sjellë në Premier League sulmuesin Jude Bellingahm, skuadra e Liverpool ka hedhur sytë nga një objektiv më i arritshëm. Bëhet fjalë për mesfushorin serb të Lazio, Sergej Milinkovic-Savic. Ai kushton rreth 50 milionë euro dhe kontrata me Lazio skadon verën e vitit 2024.

Pikërisht ky detaj ka bërë që “reds” të hidhen në sulm për të marrë shërbimet e 28-vjeçarit, që pas 8 sezonesh me Lazio është gati të ndryshojë skuadër. Liverpool do të nisë një fushatë të fortë përforcimesh këtë verë dhe Sergej Milinkovic-Savic konsiderohet një blerje e rëndësishme.

Sipas “Calciomercato”, Lazio e mesfushori serb ende nuk kanë një marrëveshje për të ardhmen edhe pse palët presin që të ulen në bisedime pasi të prëfundojë sezoni. Gjithsesi, Liverpool kërkon të ndërhyjë dhe rrëmbejë Sergej Milinkovic-Savic që këtë verë, duke i ofruar edhe një rrogë më të mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit