Liverpool dhe Manchester United duket se kanë filluar të mendojnë që tani për merkaton e verës së ardhshme.
Sipas Manchester Evening Neës, Djajtë e Kuq kanë vënë në shënjestër Eberechi Eze të Crystal Palace.
26-vjeçari do të ketë një klauzolë në kontratë nga 2025-a dhe do të duhen rreth 80.6 milionë euro për ta blerë.
Një investim i rëndësishëm.
Eze ndiqet me vëmendje edhe nga Liverpool-i, që nuk e ka të sigurt nëse Mohamed Salah do të qëndrojë në ekip.
Nëse egjiptiani do të vendosë të largohet nga Anfield, Të Kuqtë do të hidheshin në sulm për yllin e Palace.