Virgil van Dijk ka edhe pak muaj kontratë me Liverpool dhe pritet të largohet. Ai ka oferta nga Arabia Saudite, ku mund të fitojë gjatë një viti sa për një dekadë në Europë.
“CaughtOffside” raporton se klubi i kuq po mendon për pasuesin e holandezit. Në listë i pari është mbrojtësi i Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck.
Lojtari i kombëtares gjermane vlerësohet 60 mln euro. Në moshën 24-vjeçare, ai ka bindur me performancat e tij të qëndrueshme dhe tashmë ka fituar një vend me “Pancerat”.