Liverpool-i arrin marrëveshjen, transferon portierin që mahniti në “Euro 2024”

26 Gusht 2024
14:21
Alfred Lleshi
back button

Çështja “Mamardashvili” do të mbyllet. Gjatë kësaj të hëne, Valencia dhe Liverpool kanë sistemuar detajet e fundit për të mbyllur transferimin e portierit gjeorgjian, i cili i mahniti të gjithë me performancën në finalet e  “Euro 2024”. Pra, gjithçka është drejt zyrtarizimit. Mungojnë vetëm ekzaminimet mjekësore për ta konsideruar plotësisht lojtar të “Reds”.

Në fakt, portieri tashmë ka miratimin për t’iu nënshtruar këtij procesi, i cili do të jetë hapi i fundit, në mënyrë që të finalizohet kalimi i tij nga Valencia te Liverpool. Ka mundësi që pasditen e kësaj të hëne të zyrtarizohet ky operacion merkatoje për të mos e larguar vëmendjen nga ndeshja e ardhshme e të mërkurës mes Valencias dhe Athletic.

Transferimi llogaritet se po kryhet për rreth 40 milionë euro. Nuk arrin shumën që kishte kërkuar Peter Lim, por është afër asaj, me të cilën janë kënaqur të gjitha palët. Mamardashvili do të vazhdojë të luajë këtë sezon 2024-2025 në formë huazimi, duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit