“Liverpool-i im s’krahasohet me atë të Klopp”, Benitez: Unë kisha vetëm…

18 Maj 2022
15:26
Denis Hakanaj
back button

Rafa Benitez ka dhënë një intervistë interesante për AS në lidhje me temat e nxehta të futbollit ndërkombëtar. Në mënyrë të veçantë, spanjolli ka folur për ish-skuadrën e tij të Liverpool-it, në garë për titullin në Premier League dhe për Champions League.

Benitez është pyetur në lidhje me ndryshimet mes Liverpool-it të tij dhe skuadrës së Klopp-it: “Nëse analizon Liverpool-in tim, kur kam marrë drejtimin në 2004-ën, kush ishin më të mirët? Gerrard, që ishte një djalosh që luante në role të ndryshëm”, ka thënë Benitez.

“Nuk kishte shumë lojtarë të tjerë të nivelit botëror. Tani flasin për Xabi Alonso, por nëse kthehesh mbrapa në atë kohë, ai ishte i huazuar te Eibar. Luis Garcia ishte një lojtar nga i cili Barcelona po hiqte dorë.

“Mes më të mirëve më pas është Fernando Torres, që ka shënuar 15 ose 20 gola në Spanjë dhe me ne ka shënuar 33. Kemi rritur Mascherano-n, që ishte një zëvendësues te West Ham. Lucas Leiva, që ka qëndruar më pas 10 vite te klubi; Agger, që kushtonte 6 milionë euro”.

Trajneri spanjoll ka mbrojtur punën e tij, por nuk ka patur dëshirë të bëjë krahasime: “Njerëzit e mbajnë mend atë skuadër, por e krahasojnë me një Liverpool që ka shpenzuar 1 miliard, të shpenzuara shumë mirë.

“Ja pse nuk mund të krahasohet Liverpool-i im dhe ai i Klopp, sepse duhet të analizosh edhe kontekstin. Unë kisha një buxhet 20 milionë euro, 20! Kë mund të marrë Liverpool-i me 20 milionë tani? Askënd. Marrin lojtarë 40 milionësh për t’i lënë në stol”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit