Fundjava që sapo u mbyll ka qenë mjaft pozitive për Liverpool, që rikthehet në krye të renditjes në Premier League falë fitores me përmbysje ndaj Brighton. Nga ana tjetër, rivalët e Manchester City dhe Arsenal u mundën.
Kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, tha: “Vitet e fundit nuk kemi pasur kurrë një ndeshje të lehtë kundër Brighton. Për fat të mirë, në pjesën e dytë patëm një energji ndryshe dhe arritëm të fitojmë, duke marrë atë që meritonim”.
Fitore që rikthet skuadrën e “reds” në krye të Premier League: “Është shumë herët për ta konsideruar të rëndësishme këtë fitore. Ne duam të jemi në krye të tabelës, por duam të jemi atje pas ndeshjes së fundit në maj”.
“Rezultatet e deritanishme kanë qenë mirë, por ka ende shumë për të bërë. Mendoj se është ende një punë në progres. Mos harroni që patëm një dëmtim, atë të Konate, që shpresojmë të mos jetë shumë serioz”, u shpreh Van Dijk.