Momo Salaha dhe Liverpool, ky “binom” i cili prodhon vazhdimisht dhe sidomos kur ekipi vuan sepse edhe ndaj vendit te fundit ne Premier League mund te kesh probleme. Te kuqte kane shënuar nje tjeter fitore ne kampionat, kete here me rezultat 3-2 në transferte ndaj Southamptonit në kuadër të javës së 12-të Premier. Mohamed Salah tani ka shënuar +10 gola në secilin nga tetë sezonet e fundit të Premier League… Realizoi edhe 100 gola larg Anfield për Liverpool-in.
Ndeshja – Mysafirët ishin të parët që rrezikuan në këtë ndeshje përmes Mohamed Salah i cili në minutën e 21-të e detyroi portierin vendas të bëjë një pritje të vështirë. Golin e parë në këtë takim Liverpooli e shënoi në minutën e 30-të përmes Dominik Szoboszlai i cili shfrytëzoi një gabim të madh të Southamptonit për të shënuar për 1-0.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Southamptoni fitoi penallti të cilën e shndërroi në gol Adam Armstrong duke realizuar në mes të portës për 1-1. Nje penallti e diskutueshme duke qene se VAR vendosi qe nderhyrja ishte brenda zone edhe pse kishte dyshime ne fakt pasi kundershtari u hodh qe jashte zone.
Ishte pikërisht Armstrong ai i cili asistuar me të filluar pjesa e dytë (56’) për t’i dhënë epërsinë prej 2-1 ekipit të tij pas golit te Mateus Fernandes. Kjo nuk e zmbrapsi Liverpool të cilët reaguan më pas duke shënuar dy gola për t’i marrë pikët e plota.
Mohamed Salah në minutën e 65-të realizoi me lehtësi për rezultatin 2-2, teksa egjiptiani me pas doli sërish në skenë edhe tek goli i fitores duke realizuar për 3-2 në minutën e 83-të me penallti. Ate e ndali vetem shtylla per te realizuar hat-trick.
Me këtë fitore Liverpooli shkon në kuotën e 31 pikëve duke zgjeruar në tetë pikë epërsinë ndaj Manchester Cityt në vendin e dytë që ka 23 pike.