Te Liverpool nuk duan të mbesin në mëshirën e rinovimit të kontratës së disa lojtarëve “big” që janë drejt përfundimit të saj. Sipas “Sky Sports”, skuadra angleze ka kohë që vështron në merkato, duke piketuar dy përforcimet e para.
Të identifikuar si dy profile ideale që vijnë nga Gjermania, ata janë Karim Adeyemi i Borussia Dortmund dhe Omar Marmoush i Eintracht Frankfurt. Dy lojtarë që po bëjnë mirë te skuadrat e tyre.
Mediat shtojnë se ylli 22-vjeçar gjerman dhe sulmuesi 25-vjeçar egjiptian janë nën vëzhgim prej kohësh. Për momentin, Adeyemi ka realizuar 5 gola e 5 asist me verdhezinjtë, ndërsa Marmoush po bën përshtypje në Bundesligë duke qenë në krye të golashënuesve, me 8 gola deri tani.