Liverpool ka frikë nga Konaté, detyrohet ta shesë për një shifër “modeste”

24 Qershor 2025
17:25
Telesport
back button

Liverpool ka frikë se Ibrahima Konaté do të jetë “Alexander-Arnold” i ardhshëm. Mbrojtësi francez ka edhe një vit kontratë në “Anfield” dhe verën e ardhshme mund të largohet me parametra zero.

Kështu, klubi i kuq ka vendosur ta shesë shtatlartin, nëse ai refuzon të rinovojë kontratën e tij.

Real Madrid, PSG dhe Bayern është grupi i klubeve që janë në vënë në garë për lojtarin e kombëtares franceze. Konaté mund të shitet për rreth 55 mln euro. Ai kërkon pagë 200 mijë paundë në javë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit